Bota 23 August 2025, 08:28 Nga VNA

OKB: Politikat e Izraelit kanë shkaktuar uri në Gaza

Ndaje në Whatsapp
OKB: Politikat e Izraelit kanë shkaktuar uri në Gaza

Një raport i IPC, i mbështetur nga OKB, paralajmëron se gjysmë milioni palestinezë – një e katërta e popullsisë së Gazës – po përjetojnë uri ekstreme, duke e cilësuar situatën si “krejtësisht të krijuar nga njeriu”.

Raporti thotë se kufizimet e Izraelit mbi hyrjen e ushqimeve dhe ndihmave kanë bërë që banorët të përballen me uria, mjerim dhe vdekje, ndërsa përpjekja për të marrë ndihma shpesh ka rezultuar fatale: OKB ka regjistruar mbi 994 palestinezë të vrarë pranë qendrave të shpërndarjes që prej majit.

Izraeli mohon përgjegjësinë, duke akuzuar Hamasin dhe agjencitë humanitare, por udhëheqësit botërorë e cilësojnë këtë situatë një katastrofë të shkaktuar nga bllokada sistematike. Komisioneri i Lartë i të Drejtave të Njeriut e ka cilësuar përdorimin e urisë si armë lufte një krim lufte.

Ndërkohë, ofensiva e paralajmëruar e Izraelit në Gaza City, ku uria tashmë ka marrë përmasa të plota, pritet të sjellë pasoja edhe më të rënda për civilët.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme