Bota 23 February 2026, 22:24 Nga VNA

OKB: Mbi 600 emigrantë humbën jetën në Mesdhe që nga fillimi i vitit 2026

Ndaje në Whatsapp
OKB: Mbi 600 emigrantë humbën jetën në Mesdhe që nga

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se të paktën 606 emigrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur në Mesdhe që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa përpiqeshin të arrinin në Evropë. Sipas OKB-së, kjo përbën fillimin më vdekjeprurës të një viti në më shumë se një dekadë.

Shifrat përfshijnë edhe të paktën 30 persona që dyshohet se humbën jetën ose u zhdukën pasi varka e tyre u përmbys për shkak të motit të keq pranë brigjeve të Greqisë të shtunën. Autoritetet arritën të shpëtojnë 20 persona, mes tyre katër të mitur, ndërsa u gjetën trupat e tre burrave dhe një gruaje. Emigrantët ishin nisur nga Tobruku i Libisë më 19 shkurt dhe mjeti lundrues u përmbys rreth 37 kilometra në jug të Kali Limenes, në Kretë.

OKB theksoi se ky është fillimi më fatal i një viti në Mesdhe që nga viti 2014, kur nisën regjistrimet sistematike të të dhënave, duke bërë thirrje për rritjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në Mesdheun qendror për të parandaluar humbje të tjera jete dhe për të garantuar zbarkim të sigurt.
Ndërkohë, në Itali, gjatë javës së kaluar janë gjetur trupat e 15 personave në brigjet e Kalabrisë dhe Siçilisë. Mes tyre ishte edhe trupi i një burri i gjetur pranë qytetit bregdetar Tropea, si dhe trupi i një gruaje në të njëjtën zonë. Trupa të tjerë janë zbuluar edhe në ishullin sicilian të Pantellarias.

Qeveria italiane e kryeministres Giorgia Meloni ka ndërmarrë masa më të ashpra kundër anijeve të shpëtimit të organizatave bamirëse, ka parashikuar dënime më të rënda për kontrabandistët e qenieve njerëzore dhe ka promovuar skema për riatdhesim të përshpejtuar.

Këto zhvillime vijnë pasi Parlamenti Europian miratoi ndryshime në rregullat e azilit të BE-së, nën presionin e disa shteteve anëtare, përfshirë Italinë, për një qasje më të ashpër ndaj migracionit të parregullt. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane, në vitin 2025 në brigjet italiane mbërritën 66,296 persona me anije, një shifër më e ulët se një vit më parë dhe rreth gjysma e nivelit të vitit 2023.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme