Bota 11 September 2025, 22:14 Nga VNA

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

Ndaje në Whatsapp
OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në

 

Vetëm pesë vite pas përfundimit të pandemisë covid 19, bota rrezikohet nga një tjetër pandemi. Mund të shkaktohet nga një virus i njohur ose nga një agjent krejtësisht i ri, atë që shkencëtarët e quajnë patogjeni X”.

Ky është paralajmërimi i drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, i bërë publik në një video me rastin e konferencës Mastering Immunity 2025 të mbajtur në Singapor.

“Pyetja nuk është nëse do të shfaqet patogjeni X, por nëse do të jemi gati kur të ndodhë”, theksoi ai, duke bërë thirrje për një angazhim global për forcimin e përgatitjes shëndetësore.

Kreu i OBSH përsëriti rëndësinë e zgjerimit të kërkimeve duke përdorur prototipe patogjenësh që mund të simulojnë sjelljen grup familjeve virale, për të kuptuar mënyrat e përhapjes dhe strategjitë e frenimit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thelbësore është edhe zhvillimi i një kërkimi bashkëpunues dhe të shpërndarë gjeografikisht.

Tedros Adhanom Ghebreyesus kujtoi se në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë të këtij viti, vendet kanë miratuar marrëveshjen historike të OBSH-së për pandemitë, një instrument juridik ndërkombëtar që parashikon angazhime detyruese për forcimin e kërkimit, zhvillimit dhe aksesit të barabartë në vaksina dhe masa mjekësore kundër pandemive.

Ndër iniciativat e nisura, ai përmendi programin për teknologjinë mRNA në Afrikën e Jugut, të lançuar në vitin 2022 dhe që sot ndahet me një rrjet prej 15 vendesh partnere.

OBSh-ja, përfundoi ai, po punon për të promovuar konsorciume kërkimore të hapura që bashkojnë shkencëtarë, zhvillues, financues dhe rregullatorë, me synimin për të përshpejtuar zhvillimin e mjeteve kundër kërcënimeve të ardhshme pandemike./La Repubblica

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme