Bota 22 March 2026, 17:22 Nga VNA

OBSH: Sulmi me dron në një spital në Sudan vrau 64 persona gjatë festës së Bajramit

Ndaje në Whatsapp
OBSH: Sulmi me dron në një spital në Sudan vrau 64 persona

Një sulm me dron ndaj një spitali në Sudan ka shkaktuar vdekjen e të paktën 64 personave gjatë festës së Bajramit, sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ushtria sudaneze ka mohuar se ka kryer sulmin vdekjeprurës të së premtes në mbrëmje ndaj një spitali të madh në një qytet në perëndim të vendit, i cili kontrollohet nga rivalët e saj, forcat paraushtarake “Rapid Support Forces”.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se nga sulmi në spital humbën jetën 64 persona, përfshirë 13 fëmijë, dy infermierë dhe një mjek, ndërsa 89 të tjerë mbetën të plagosur.

“Mjaft gjak është derdhur”, shkroi ai në platformën X, duke u bërë thirrje palëve ndërluftuese që t’i japin fund konfliktit, i cili ka nisur afro tre vite më parë.

Sudani u zhyt në luftë civile në prill të vitit 2023, kur shpërtheu një përplasje e ashpër për pushtet mes ushtrisë dhe RSF-së, të cilat më parë kishin qenë aleate pas marrjes së pushtetit përmes një grushti shteti në vitin 2021.

Që nga ajo kohë, më shumë se 150 mijë njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 12 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre – pothuajse një e treta e popullsisë së vendit, në atë që Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si krizën më të madhe humanitare në botë.

 

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme