Bota 22 November 2025, 13:02 Nga VNA

Nurembergu nuk mjaftoi: Pse ende gjykohen nazistë në Gjermani, dekada pas Luftës së Dytë Botërore

Ndaje në Whatsapp

Nurembergu nuk mjaftoi: Pse ende gjykohen nazistë në Gjermani, dekada

Edhe pse kanë kaluar mbi 75 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ende vazhdon të gjykojë ish-anëtarë të regjimit nazist. Ndërkohë, shumë të tjerë nuk u nxorën kurrë para drejtësisë për arsye politike dhe për shkak të ngurrimit të shoqërisë gjermane për t’u përballur me të kaluarën e saj.

Pas kapitullimit pa kushte në vitin 1945, Gjermania u përball me një realitet të ri: pushtim të huaj, humbje totale të pushtetit dhe shembje të bindjes së vjetër për superioritet. Megjithatë, problemi më i madh kishte të bënte me përballjen me krimet e nazizmit—nga 7.5 milionë anëtarë partie, 850 mijë anëtarë të SS-së, e deri te imazhet tronditëse të kampeve të përqendrimit që qarkullonin në mbarë botën.

Gjykimet e Nurembergut

Allat kishin dyshime të thella se gjermanët nuk do të mund t’i ndëshkonin vetë kriminelët nazistë. Për këtë arsye, në vitin 1945 u krijua Tribunali Ushtarak Ndërkombëtar, i cili zhvilloi proceset e famshme të Nurembergut. Nga nëntori 1945 deri në tetor 1946, u gjykuan 22 figura kryesore të Rajhut të Tretë, duke përfshirë Göring, Hess dhe Ribbentrop. Dymbëdhjetë prej tyre u dënuan me vdekje.

Më pak i njohur është fakti se mes viteve 1946–1949 u zhvilluan edhe 12 procese të tjera madhore në Nuremberg, përfshirë gjyqin e mjekëve të kampeve, drejtuesve të kompanive gjigante si Krupp dhe IG Farben, si dhe hetime ndaj strukturave kryesore të SS-së. Ekzekutimi i fundit për krime naziste në Gjermani u krye në vitin 1951.

Nurembergu nuk mjaftoi: Pse ende gjykohen nazistë në Gjermani, dekada

Frenimi i dënimeve dhe politika e heshtjes

Me krijimin e Republikës Federale të Gjermanisë në 1949, klima politike ndryshoi. Kancelari Konrad Adenauer mbështeti një qasje të heshtur ndaj të kaluarës, duke rikthyer në detyrë mijëra ish-nazistë dhe duke bërë të mundur që shumë prej tyre të shmangnin përgjegjësinë penale. Në vitet 1950, gjykimet për krime naziste u pakësuan drastikisht.

Brezi i ri dhe thyerja e murit të heshtjes

Në fund të viteve 1950, brezi i ri gjerman filloi të kërkojë me ngulm zbardhjen e së shkuarës. Kjo çoi në krijimin e Zyrës Qendrore për Hetimin e Krimeve të Nazizmit në Ludwigsburg, e cila ka përgatitur mbi 7,500 aktakuza deri sot.

Një tjetër kthesë erdhi me transmetimet televizive të gjyqit të Adolf Eichmann në vitin 1961 dhe, më pas, me procesin e madh të Auschwitz-it në Frankfurt (1963–1965), ku u gjykuan 20 punonjës të kampit.

Megjithatë, kufizimet ligjore dhe interpretimet e ngushta të përgjegjësisë individuale bënë që shumë autorë të nivelit të mesëm dhe të lartë të merrnin dënime të ulëta ose të mos gjykoheshin fare.

Nurembergu nuk mjaftoi: Pse ende gjykohen nazistë në Gjermani, dekada

Lufta për parashkrimin e krimeve

Një betejë e fortë politike u zhvillua rreth parashkrimit të krimeve të nazizmit. Vetëm në vitin 1979, pas presionit ndërkombëtar dhe ndikimit të fortë që pati seriali amerikan Holocaust, parlamenti gjerman vendosi që vrasjet e kryera nga nazistët të mos kishin afat parashkrimi.

Gjykimet e fundit – drejtësia që vjen vonë

Edhe në vitet e fundit janë zhvilluar procese të reja:

Në 2009 u dënua ish-oficeri Josef Scheungraber.
Në 2011 u dënua ish-roja e Sobiborit, John Demjanjuk.
Sot disa procese ndaj personave shumë të moshuar janë ende në zhvillim.
Kritikët theksojnë se shumica e komandantëve kryesorë tashmë kanë vdekur, ndërsa sot përballen me drejtësinë vetëm persona të rangut të ulët. Megjithatë, fakti që Gjermania vijon t’i ndëshkojë krimet e nazizmit pavarësisht kalimit të kohës konsiderohet unik në historinë moderne.

Nurembergu nuk mjaftoi: Pse ende gjykohen nazistë në Gjermani, dekada

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme