Bota 10 October 2025, 14:53 Nga VNA

Nobelin për paqen nuk e merr Trump, vlerësohet opozitarja venezueliane, Maria Corina Machado

Ndaje në Whatsapp
Nobelin për paqen nuk e merr Trump, vlerësohet opozitarja

Aktivistja venezueliane Maria Corina Machado, është fituese e çmimit Nobel për Paqen, 2025, i shpallur nga instituti norvegjez i Nobelit në Oslo.  E njohur ndërkombëtarisht për kundërshtinë e fortë ndaj regjimit autoritar të Nicolas Maduro, Machado, e mori çmimin me motivacion se kishte mbrojtur me kurajo dhe vendosmëri parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut në një kontekst represioni dhe censure sistematike.

Kreu i komitetit të Nobelit e cilësoi së një prej shembujve më të jashtëzakonshëm të guximit civil në kohët moderne të Amerikës Latine.

“Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2025 i shkon një kampioneje të guximshme dhe të përkushtuar të paqes, një gruaje që e mban flakën e demokracisë ndezur mes një errësire në rritje. Komiteti Norvegjezi Nobelit ka vendosur t'ia japë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025 Maria Corina Machado. Ajo po vlerësohet për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci.”

Fytyra e opozitës demokratike në Venezuelë, Maria Corina Machado la lindur në Caracas në 1967, dhe është arsimuar për inxhinieri industriale. Aktiviteti i saj politik nisi në vitet 2000 me themelimin e një organizate civile e angazhuar me monitorimin elektoral. Në 2011 bëhet pjesë e Asamblesë Kombëtare si deputete e shtetit të Mirandës, duke spikatur për disidencën e hapur ndaj qeverisë së Hugo Chavez e më pas të Nikolas Maduro.

Në 2013 themeloi Vente Venezuela, partia me orientim liberal dhe pro demokracisë. Në 2023 siguroi mbështetje të gjerë në primaret e opozitës por më pas ju ndaluar për 15 vite të mbante poste publike. që pas zgjedhjeve të 28 korrikut 2024 të konsideruara si aspak të lira nga vëzhguesit ndërkombëtar, Machado ka jetuar e fshehur dhe i ka zhvilluar në mënyra klandestine aktivitetet politike, mes frikës për sigurinë e saj dhe të bashkëpunëtorëve.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi vazhdimisht në publik se Nobelin për paqen këtë vit e meritonte ai por në prag të njoftimit ekspertët thanë se presidenti nuk do të fitonte pasi ai po çmontonte rendin botëror ndërkombëtar të cilin komiteti i Nobelit e vlerëson shumë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme