Bota 14 January 2026, 21:28 Nga VNA

Njerka dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e djalit 4-vjeçar, babai tentoi të fshehë ngjarjen

Ndaje në Whatsapp
Njerka dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e

Një grua 32-vjeçare në Irlandë është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e djalit katërvjeçar të partnerit të saj, Mason O’Connell Conway. Gjykata e cilësoi të pandehurën si përgjegjëse për një seri aktesh të rënda dhune ndaj fëmijës, që përfunduan me vdekjen e tij.

Babai i viktimës, 36-vjeçari John Paul O’Connell, ishte dënuar më herët me shtatë vjet burg për rrezikim të fëmijës, neglizhencë dhe pengim të hetimeve, pasi dyshohet se kishte dijeni ose besonte se partnerja e tij kishte vrarë djalin dhe tentoi të fshihte ngjarjen.

Gjykatësi Paul McDermott vendosi gjithashtu që  e dënuara të vuajë edhe katër vjet e gjashtë muaj burg për dy akuza të mizorisë ndaj fëmijëve, të lidhura me abuzimet e ushtruara në javët dhe muajt para vrasjes. Këto dënime do të zbatohen paralelisht me burgimin e përjetshëm.

Gjatë procesit gjyqësor u provua se fëmija kishte qenë subjekt i abuzimeve të vazhdueshme fizike dhe ishte izoluar për disa ditë para aktit fatal. Hetimet zbuluan se babai dhe partnerja e tij kishin tentuar të mashtronin personelin mjekësor lidhur me origjinën e dëmtimeve.

Nëna e fëmijës, Elizabeth Conway, deklaroi pas vendimit se asnjë dënim nuk mund ta rikthejë djalin e saj, duke e përshkruar atë si një fëmijë të dashur, të zgjuar dhe burim gëzimi për familjen. Ajo theksoi se procesi gjyqësor kishte qenë jashtëzakonisht i vështirë për të, pas viteve të gjata pritjeje për drejtësi.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme