Bota 13 January 2026, 13:12 Nga VNA

Ngjarje e ngjashme me Shqipërinë/ Prokurori qëllon me armë gjatë seancës, ish-gruan e tij gjyqtare

Ndaje në Whatsapp

Ngjarje e ngjashme me Shqipërinë/ Prokurori qëllon me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Stamboll, ku një prokuror ka qëlluar me armë ish-gruan e tij, e cila po kryente detyrën e gjyqtares në një seancë gjyqësore.

Incidenti ndodhi në Gjykatën Rajonale të Apelit të Stambollit, kur gjyqtarja u godit në këmbë nga ish-bashkëshorti i saj. Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe po merr trajtim mjekësor; raportet fillestare tregojnë se gjendja e saj është stabile. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim mbi ngjarjen, ndërkohë që forcat e rendit rrethuan gjykatën menjëherë pas mesditës, sipas orës lokale.

Media britanike Metro.co.uk ka bërë një krahasim me një incident të ngjashëm në Shqipëri, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë kryerjes së detyrës në sallën e gjyqit.

Kalaja po trajtonte një çështje pronësore kur një person hapi zjarr ndaj tij. Gjyqtari, i cili kishte shërbyer për tre dekada në sistemin gjyqësor, u dërgua me urgjencë në spitalin e Tiranës, ku ndërroi jetë më vonë nga plagët e marra.

 

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme