Bota 21 March 2026, 19:45 Nga VNA

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Ndaje në Whatsapp
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që

Ka shkuar në 22 numri i vendeve që i bashkohen deklaratës së përbashkët, të nënshkruar ditët e fundit, fillimisht nga 6 shtete, për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit, duke dënuar mbylljen e kësaj rruge jetike detare nga ana e Iranit.


“Shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në përpjekjet e duhura për të garantuar kalimin e sigurt përmes ngushticës”
, thuhet në dokumentin e nënshkruar tashmë nga 22 vende.

Nisma fillimisht u ndërmor nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia; ndërkohë i janë bashkuar Kanadaja, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Danimarka, Letonia, Sllovenia, Estonia, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Republika Çeke, Rumania dhe Lituania, si edhe Australia, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Edhe pse kanë shprehur gatishmërinë e tyre për zhbllokimin e Hormuzit, shtetet që i janë bashkuar kësaj nisme, nuk kanë shprehur konkretisht se në cilën formë do të angazhohen.

Ditët e fundit, aleatët e NATO-s janë kritikuar nga Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili i ka etiketuar ata ‘frikacakë’, për shkak se kanë vendosur të mos angazhohen ushtarakisht në ujërat e Ngushticës së Hormuzit.

Trump kërkoi edhe nga Kina një angazhim në këtë zonë, duke argumentuar se nuk janë SHBA ato që përfitojnë nga transporti detar i karburantit që kalon nëpër Hormuz, por janë kryesisht vendet evropiane dhe Pekini zyrtar.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme