Bota 3 September 2025, 18:16 Nga VNA

Netanyahu sulmon kryeministrin belg pasi ky i fundit u zotua se do të njohë Palestinën

Ndaje në Whatsapp
Netanyahu sulmon kryeministrin belg pasi ky i fundit u zotua se do të

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar të mërkurën homologun e tij belg, duke e quajtur “udhëheqës të dobët që kërkon ta kënaqë terrorizmin islamik duke sakrifikuar Izraelin”, një ditë pasi Brukseli njoftoi se do ta njohë shtetin palestinez.

Qeveria e Netanyahut është zemëruar nga premtimet e Francës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë dhe tani Belgjikës, për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez gjatë takimit të liderëve botërorë këtë muaj në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever “dëshiron ta ushqejë krokodilin terrorist para se ai ta gllabërojë Belgjikën”, shkroi zyra e kryeministrit izraelit në llogarinë e saj zyrtare në X.

Izraeli do të vazhdojë ta mbrojë veten, shtoi ajo.

Netanyahu gjithashtu sulmoi muajin e kaluar kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, duke e quajtur gjithashtu “të dobët” pasi Australia njoftoi se do ta njohë shtetin palestinez dhe pastaj ia ndaloi një ligjvënësi izraelit të ekstremit të djathtë hyrjen në vend.

Palestinezët kanë kërkuar përherë krijimin e shtetit të vet në Bregun Perëndimor, i cili është i pushtuar nga Izraeli, në Jerusalemin Lindor dhe në Gazë

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme