Bota 30 November 2025, 15:14 Nga VNA

Netanyahu kërkon falje nga presidenti për akuzat ndaj tij për korrupsion: “Interesi publik kërkon të veprohet ndryshe”

Ndaje në Whatsapp

Netanyahu kërkon falje nga presidenti për akuzat ndaj tij për

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për falje në procesin e tij të gjatë për korrupsion, duke e cilësuar këtë hap si një veprim të domosdoshëm “në interesin publik”.

Letra, e depozituar të enjten dhe e bërë publike të dielën, i drejtohet presidentit Isaac Herzog. Në të, Netanyahu shkruan se gjyqi i tij është shndërruar në “qendër të një polemike të ashpër”, ndërsa ai vetë mban “përgjegjësi të gjerë publike”, për shkak të ndikimit të çështjes në vend.

Ai thekson se personalisht do të donte të provonte pafajësinë në gjykatë, por se “interesi publik kërkon të veprohet ndryshe”. Kërkesa nuk përmban as pranim faji dhe as angazhim për të ardhmen e tij politike. Netanyahu ka mohuar vazhdimisht akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit publik.

Zyra e presidentit Herzog konfirmoi marrjen e kërkesës, duke bërë të ditur se ai “do ta shqyrtojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë”, pasi vetëm kreu i shtetit ka kompetencën për të dhënë falje.

Ky është një kthim i fortë nga qëndrimi i mëparshëm i Netanyahu-t, i cili më herët deklaronte se akuzat do të rrëzoheshin dhe ai do të provonte pafajësinë në gjykatë. Në letër, ai përmend edhe “sfida të mëdha të sigurisë” dhe “mundësi diplomatike” për vendin, duke shtuar se synon të shërojë përçarjet dhe të rikthejë besimin e publikut në institucionet e shtetit.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme