Bota 1 December 2025, 17:41 Nga VNA

Netanyahu i dorëzoi kërkesën për falje, presidenti izraelit: Do të marr në konsideratë vetëm të mirën e shtetit

Ndaje në Whatsapp

Netanyahu i dorëzoi kërkesën për falje, presidenti izraelit:

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, tha sot se do të marrë parasysh vetëm “të mirën e shtetit dhe të shoqërisë” kur të vendosë nëse do t’i japë apo jo falje kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili është në gjyq për korrupsion.

Kjo çështje “do të shqyrtohet në mënyrën më të përshtatshme dhe të plotë”, tha Herzog, një ditë pasi zyra e tij njoftoi se Netanyahu i kishte kërkuar atij t’i jepte falje.

“Do të marr në konsideratë vetëm të mirën e shtetit dhe shoqërisë izraelite, dhe para syve të mi do të jetë vetëm Shteti i Izraelit dhe interesat e tij”, shtoi ai, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Kurse me një video të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi se i ka kërkuar presidentit të vendit, Isaac Herzog, falje për gjyqin shumëvjeçar të korrupsionit, duke argumentuar se procesi penal po pengon aftësinë e tij për të qeverisur dhe se falja “do të ishte në të mirën e Izraelit”.

Zyra e presidentit Isaac Herzog e cilësoi kërkesën “të pazakontë” dhe me “implikime të rëndësishme”. Në deklaratë thuhej se “ërkesa do t’i kalojë departamentit kompetent të Ministrisë së Drejtësisë, sipas praktikës së zakonshme”.

Netanyahu u zgjodh për herë të parë kryeministër në vitin 1996 dhe prej atëherë ka ushtruar role të ndryshme në qeveri dhe opozitë. Ai u rikthye në pushtet në vitin 2002 dhe mbetet një nga figurat më të fuqishme në politikën izraelite.

Akuzat kundër tij u ngritën në vitin 2019 në tre çështje të ndara, por të ndërlidhura, që lidhen me dyshime se ai ka favorizuar biznesmenë të njohur në këmbim të dhuratave dhe mbulimit të favorshëm mediatik. Në pesë vite proces, as Netanyahu dhe as avokatët e tij nuk kanë pranuar ndonjëherë fajësi mbi çështjen e emërtuar edhe si “Bibi Files” (Dosja Bibi).

Zgjedhjet e radhës në Izrael pritet të mbahen deri në tetor 2026 dhe sondazhet tregojnë se koalicioni aktual, më i djathti në historinë e vendit, mund të ketë vështirësi të sigurojë mjaftueshëm mandate për të formuar qeverinë e ardhshme.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme