Bota 11 November 2025, 20:47 Nga VNA

Nepotizmi në Kremlin: Putin “shpërblen” me poste të larta ish-të dashurat dhe të afërmit

Ndaje në Whatsapp
Nepotizmi në Kremlin: Putin “shpërblen” me poste të

Presidenti rus Vladimir Putin akuzohet për një nivel të paprecedentë nepotizmi dhe favorizimi familjar, duke u dhënë poste të rëndësishme në institucione shtetërore dhe kompani publike të paktën 20 të afërmve dhe ish-partnereve të tij, përfshirë ish-bashkëshorten dhe ish-të dashurat.

Sipas një hetimi të publikuar nga disa media ruse, lidhjet familjare dhe personale të Putinit kanë depërtuar në çdo hallkë të administratës dhe ekonomisë ruse, në përmasa që, sipas raportit, tejkalojnë çdo precedent që nga koha e carit Nikolla II.

Ndër figurat më me ndikim përmendet Anna Tsivilyova, vajza e kushëririt të ndjerë të presidentit, Yevgeny Putin. Ajo u emërua zëvendësministre e mbrojtjes në vitin 2024, vetëm një muaj pasi bashkëshorti i saj, Sergei Tsivilyov, u largua nga posti i guvernatorit të rajonit të pasur me qymyr të Kemerovës për t’u bërë ministër i energjisë.

Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, Tsivilyova është vendosur në Ministrinë e Mbrojtjes për të monitoruar korrupsionin dhe besnikërinë e zyrtarëve, duke raportuar drejtpërdrejt tek Putini. Djali i saj, Dmitry Loginov (27 vjeç), drejton kompani të lidhura me gjigantin e minierave Kolmar, ndërsa vëllai i saj, Mikhail Putin, mban një post drejtues në Gazprom, kompaninë shtetërore të energjisë. Edhe djali i Mikhailit, Denis Putin (28 vjeç), është aksionar në kompleksin e biznesit Sheremetyevo, që përfshin kompani shtetërore.

Raporti përmend gjithashtu Igor Putinin dhe Lyubov Kruglovën, kushërinjtë e presidentit, të cilët kanë përfituar kontrata fitimprurëse dhe pozicione drejtimi në kompani të lidhura me shtetin. Ndërkohë, Viktor Khmarin, djali i Kruglovës, është aktualisht drejtues i kompanisë RusHydro, një nga operatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike në vend.

Edhe dy vajzat e Putinit me ish-bashkëshorten Lyudmila, Maria Vorontsova (mjeke endokrinologe) dhe Katerina Tikhonova (menaxhere në sektorin e teknologjisë), janë pjesë e elitës shtetërore dhe kanë marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut në vitin 2024. Megjithatë, presidenti rus nuk i ka pranuar kurrë publikisht si bijat e tij, edhe pse kjo është diçka e njohur.

Hetimi përfshin edhe lidhjet e Putinit me Alina Kabaeva-n, ish-gjimnasten olimpike dhe deputeten e dikurshme, për të cilën besohet se ka dy fëmijë me presidentin. Mediat kanë publikuar prova se Kabaeva ka marrë pagesa të fshehta nga një njësi ushtarake e lidhur me Kremlinin (nr. 16660), që datojnë në vitet 2000–2001, kur Putini sapo kishte marrë postin e presidentit. Sot, ajo është një nga gratë më të pasura në Rusi, me një portofol pronash që vlerësohet mbi 80 milionë paund.

Një tjetër lidhje e përmendur është Svetlana Krivonogikh, ish-punonjëse e një dyqani që më pas u bë një nga partneret e Putinit, me të cilën dyshohet se ka një vajzë.

Raporti i publikuar nga projekti investigativ “Proekt” thekson se pushteti në Rusi është i ndërlidhur ngushtë me interesat personale dhe familjare të Putinit, duke krijuar një rrjet të fuqishëm kontrolli brenda elitës shtetërore dhe ekonomike.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme