Bota 6 September 2025, 21:25 Nga VNA

Nëna e Hindit: “Zëri i vajzës sime duhet ta zgjojë botën. Unë mbetem e burgosur në Gaza”

Ndaje në Whatsapp
Nëna e Hindit: “Zëri i vajzës sime duhet ta zgjojë

Nëna e vajzës palestineze që vdiq ndërsa kërkonte ndihmë në telefon: “Nuk arrij ta shikoj filmin e realizuar për të, është shumë e dhimbshme. Por shpresoj që të ndihmojë botën të kuptojë çfarë po ndodh me fëmijët tanë”.

Jeton e mbyllur mes rrënojave, pa rrugë shpëtimi, në një burg nën qiell të hapur. Nëna e Hind Rajabit, vajzës gjashtëvjeçare palestineze që mbeti e bllokuar në një makinë të qëlluar me plumba dhe vdiq pasi lutej për ndihmë në telefon, rrëfen sot jetën e saj të shënuar nga zija dhe vetmia. “Nuk arrita ta shpëtoja – thotë ajo – dhe kjo do të mbetet përherë dhimbja ime më e madhe”.

Gruaja e përjeton çdo ditë atë telefonatë: Hind duke qarë, duke kërkuar të shpëtohet, dhe ajo, e pafuqishme, që i kërkon ndjesë. “Ato fjalë më ndjekin kudo. Nuk harrohen”.

Në muajt pas ngjarjes, historia e vajzës është kthyer në simbol të masakrës së civilëve në Gaza. Një film e ka sjellë historinë e saj në ekran, por nëna pranon se nuk mund ta shikojë: “Çdo imazh është një plagë që rihapet. Por shpresoj që të tjerët ta shikojnë, që të kuptojnë. Zëri i vajzës sime mund të zgjojë ndërgjegjet më shumë se çdo fjalim”.

Ajo flet me hidhërim për gjendjen e saj: “Burri im është zhdukur, nuk di ku është. Unë nuk mund të dal nga Gaza, nuk mund të kërkoj shpëtim. Jam e burgosur”.

Megjithatë, nga dhimbja e saj lind një thirrje për botën: “Mos lejoni që Hinda të harrohet. Ajo nuk është vetëm vajza ime: përfaqëson të gjithë fëmijët që vriten këtu çdo ditë. Zëri i saj duhet ta zgjojë botën, duhet të bërtasë që kjo masakër nuk mund të vazhdojë”.

Në fjalët e saj përzihen dëshpërimi dhe qëndresa. Një nënë që ka humbur gjithçka, por që dëshiron ta kthejë tragjedinë personale në një mesazh universal: të mos lejohet që vdekja e Hindit të mbetet pa kuptim.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme