Bota 31 January 2026, 12:05 Nga VNA

Në mesazhet nga dosja e Epstein përmendet dhe Shqipëria/ Ish-sekretari i Përgjithshëm i KiE: Tirana kishte vajza të jashtëzakonshme

Ndaje në Whatsapp

Në mesazhet nga dosja e Epstein përmendet dhe Shqipëria/

Në miliona mesazhet e publikuara nga dosja e Jeffrey Epstein, përmendet edhe Shqipëria. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland, rezulton se ka komunikuar me Jeffrey Epstein më 25 maj 2012, një ditë pas vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Sipas email-it, Jagland i shkruan shkurt Epsteinit: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”. Vizita zyrtare e tij në Tiranë ishte zhvilluar më 24 maj 2012 dhe përfshinte takime institucionale në kuadër të angazhimeve të Këshillit të Europës në vend.

Thorbjørn Jagland ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, institucion paneuropian që monitoron demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në 47 vende. Ai ka qenë gjithashtu ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë.

Në mesazhet nga dosja e Epstein përmendet dhe Shqipëria/

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme