Bota 2 August 2025, 16:01 Nga VNA

Ndryshimi i klimës/ Evropa e prekur nga thatësira rekord

Ndaje në Whatsapp
Ndryshimi i klimës/ Evropa e prekur nga thatësira rekord

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut.

Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht në lindje, në fillim të korrikut ishte prekur nga thatësira, rezulton nga një hulumtim i të dhënave të fundit të Observatorit Europian të Thatësirave (EDO).  Kjo është hapësira më e madhe e prekur prej thatësirës në harkun kohor 1 deri më 10 korrik që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2012.

Vlera ishte 21 përqind mbi mesataren e viteve 2012 deri në 2014. Krahasur me qershorin, kur 55,5 përqind e sipërfaqes ishte e prekur nga thatësira, vlera ka rënë paksa.

Hulumtimi i thatësirave nga programi i Observatorit europian Copernicus bazohet në imazhet satelitore dhe tre parametrave që merren parasysh: reshjet, lagështira e tokës dhe gjendja e vegjetacionit.

Më shumë e prekur nga thatësira lindja e Europës

Në Serbi, Bullgari dhe Kosovë toka ishte e prekur tërësisht nga thatësira. Edhe në Armeni dhe Turqi sipërfaqe të mëdha - 77 deri në 95 përqind e vendit - janë prekur nga thatësira. Në Turqi thatësira e shoqëruar edhe me erëra të forta ka shkaktuar zjarre.      

Siria ndërkohë është prekur nga thatësira, që po rrezikon të korrat e grurit dhe sipas OKB-së është e rrezikuar garancia për ushqim për 16 milion njerëz.  Në Europën perëndimore gjendja ka qenë me dallime, ndërsa në Francë një e treta e tokës u prek nga thatësira, Spanja dhe Portugalia nuk u prekën fort nga thatësira.

 

DW

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme