Bota 5 March 2026, 20:36 Nga VNA

Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare

Ndaje në Whatsapp
Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do të zëvendësojë Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, duke propozuar në këtë post senatorin republikan Markwayne Mullin.

Njoftimi u bë nga vetë Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku ai vlerësoi punën e deritanishme të Noem në drejtimin e institucionit.

“Sekretarja aktuale, Kristi Noem, e cila na ka shërbyer mirë dhe ka pasur rezultate të shumta dhe spektakolare”, shkroi Trump në postimin e tij.

Sipas presidentit amerikan, Noem do të largohet nga posti aktual për të marrë një detyrë të re, atë të të Dërguarës Speciale për “Mburojën e Amerikave”, një rol i sapokrijuar që lidhet me një nismë të re sigurie në hemisferën perëndimore.

Trump e përshkroi këtë rol si pjesë të një “Nisme të re të Sigurisë në Hemisferën Perëndimore”, duke theksuar se Noem do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm në politikat e sigurisë dhe imigracionit të administratës së tij.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme