Bota 26 November 2025, 16:38 Nga VNA

Ndoqi me sharrë elektrike oficerët, shqiptari Liridon Kastrati shpallet fajtor për tentativë vrasjeje

Ndaje në Whatsapp

Ndoqi me sharrë elektrike oficerët, shqiptari Liridon Kastrati

Liridon Kastrati, 32 vjeç, është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje pasi u përplas me një patrullë policie dhe më pas ndoqi një oficer skocez duke mbajtur në dorë një sharrë elektrike.

Sipas provave të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Paisley-t, gjithçka nisi kur automjeti Volkswagen i Kastratit goditi makinën e policisë. Pas përplasjes, ai u largua me vrap, por u rikthye te automjeti i tij, mori një sharrë elektrike dhe nisi të kërcënonte oficerin Cowan, të cilin e ndoqi në rrugë duke bërtitur.

Oficeri 35-vjeçar dëshmoi se ishte ndjerë në rrezik serioz, ndërsa Kastrati e përndiqte me mjetin elektrik në dorë. Ai u shpreh se në ato momente mendonte se jeta e tij ishte në rrezik.

Fillimisht, Kastrati mohoi akuzat për tentativë vrasjeje ndaj katër efektivëve, por gjykata e shpalli fajtor vetëm për një prej tyre. Ndërkohë, prokuroria tërhoqi akuzat për vjedhje automjeti, prishje të qetësisë publike dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.

Mbrojtja deklaroi se hetimet kishin qenë të njëanshme dhe se Kastrati ishte marrë në pyetje pa avokat dhe pa përkthyes. Pas vendimit, gjykatësi Gallacher paralajmëroi një dënim të rëndë, duke e cilësuar ngjarjen “jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme