Bota 22 December 2025, 22:31 Nga VNA

Ndërron jetë kantautori britanik Chris Rea në moshën 74-vjeçare

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë kantautori britanik Chris Rea në moshën

Kantautori i njohur britanik Chris Rea ka ndërruar jetë sot në moshën 74-vjeçare.

Në një deklaratë të përbashkët, bashkëshortja dhe dy fëmijët e artistit njoftuan se Rea “u nda nga jeta në spital, pas një sëmundjeje, i rrethuar nga familja”.

Chris Rea ishte i njohur ndërkombëtarisht për hitin e famshëm të Krishtlindjeve “Driving Home for Christmas”, si dhe për një sërë këngësh që shënuan sukses të madh në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80, përfshirë “Fool (If You Think It’s Over)”, “Let’s Dance” dhe “The Road to Hell”.

I lindur në Middlesbrough, Rea kishte kaluar prej vitesh probleme serioze shëndetësore. Ai ishte diagnostikuar me kancer në pankreas dhe në vitin 2001 iu nënshtrua një operacioni të rëndë për heqjen e pankreasit.

Chris Rea mbetet një nga figurat më të veçanta të muzikës britanike, i vlerësuar për stilin e tij karakteristik dhe kontributin e gjatë në skenën muzikore ndërkombëtare.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme