Bota 17 August 2025, 17:57 Nga VNA

Ndahet nga jeta Terence Stamp, gjenerali legjendar Zod i “Superman”

Ndaje në Whatsapp
Ndahet nga jeta Terence Stamp, gjenerali legjendar Zod i “Superman”

Aktori i njohur britanik Terence Stamp, një prej figurave më të spikatura të kinemasë, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, ka bërë të ditur familja e tij përmes një deklarate të cituar nga “The Independent”.

Stamp u bë i famshëm për interpretimin e tij si gjenerali Zod, superkeqbërësi i filmave klasikë “Superman”, por karriera e tij përfshiu mbi 60 filma, duke lënë gjurmë edhe me role në produksione të suksesshme si “The Limey” dhe “The Adventures of Priscilla, Queen of the Desert”.

“Ai lë pas një vepër të jashtëzakonshme, si aktor dhe si shkrimtar, që do të vazhdojë të prekë dhe frymëzojë njerëzit për vite me radhë,” tha familja e aktorit në njoftimin e saj.

I nominuar për çmimin Oscar, Stamp u lind në East End të Londrës në vitin 1938, bir i një punëtori rimorkiatorësh. Ai i mbijetoi bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, menjëherë pas përfundimit të shkollës, filloi një karrierë në fushën e reklamave, përpara se të hynte në botën e aktrimit, ku do të ndërtonte një prej karrierave më të njohura në kinemanë britanike dhe botërore.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme