Bota 19 September 2025, 19:40 Nga VNA

NATO intercepton tre avionë rusë që shkelën hapësirën ajrore të Estonisë

Ndaje në Whatsapp
NATO intercepton tre avionë rusë që shkelën

Tre avionë luftarakë rusë të tipit MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë dhe janë interceptuar nga NATO, ka bërë të ditur aleanca ushtarake.

Ministria e Jashtme në Tallinn e cilësoi shkeljen si “të pacipë”, duke thënë se avionët hynë pa leje mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan për 12 minuta në hapësirën e një vendi anëtar të NATO-s. Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, deklaroi se reagimi ishte i menjëhershëm dhe e cilësoi ngjarjen si “një tjetër shembull të sjelljes së pamatur të Rusisë”.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e quajti incidentin “provokim jashtëzakonisht të rrezikshëm”, ndërsa ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna tha se bëhej fjalë për një shkelje “pa precedent” dhe se Rusia vetëm në vitin 2025 e ka shkelur katër herë hapësirën ajrore të Estonisë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se BE do t’i përgjigjet çdo provokimi “me vendosmëri” dhe do të investojë më shumë në mbrojtjen e krahut lindor të aleancës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme