Bota 19 January 2026, 10:30 Nga VNA

Mori ftesë nga Trump/ Edhe kryetari i partisë komuniste vietnameze pranon të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Ndaje në Whatsapp

Mori ftesë nga Trump/ Edhe kryetari i partisë komuniste vietnameze

Kreu i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën, sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi.

Më 16 janar 2026, Presidenti Donald Trump i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm Tô Lâm, duke e ftuar atë dhe Vietnamin të marrin pjesë në Bordin e Paqes, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, për të promovuar një zgjidhje paqësore të qëndrueshme të konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës në Rripin e Gazës.

Në përgjigjen e Lam theksoi se Vietnami e konsideron themelimin e Bordit të Paqes si një hap të domosdoshëm për zbatimin e planit të paqes për Rripin e Gazës, të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me Rezolutën nr. 2803, datë 17 nëntor 2025. Rezoluta mirëpret pjesëmarrjen e shteteve anëtare të OKB-së në këtë bord për të çuar përpara përpjekjet për ndërtimin e paqes, ndihmën humanitare dhe rindërtimin pas konfliktit në Rripin e Gazës.

Të paktën shtatë vende të tjera përfshirë edhe Shqipërinë thanë të dielën se ishin ftuar nga Shtetet e Bashkuara për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes” të Presidentit Donald Trump, një organ i ri udhëheqësish botërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e hapave të mëtejshëm në Gaza dhe sinjalizimin e ambicieve për një mandat më të gjerë ndërkombëtar. Jordania, Greqia, Qiproja dhe Pakistani njoftuan gjithashtu të dielën se kishin marrë ftesa. Kanadaja, Turqia, Egjipti, Paraguai, Argjentina dhe Shqipëria kishin treguar tashmë se ishin ftuar, njoftoi Associated Press. Numri i përgjithshëm i vendeve të ftuara mbetet i panjohur.

Një kontribut prej 1 miliard dollarësh garanton një vend të përhershëm në bordin e udhëhequr nga Trump, në vend të një emërimi tre-vjeçar që nuk kërkon kontribut, sipas një zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti rreth statutit, i cili nuk është bërë publik. Zyrtari tregoi se fondet e mbledhura do të përdoren për rindërtimin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin listën e tyre zyrtare të anëtarëve në ditët në vijim, me shumë mundësi në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme