Bota 3 August 2025, 16:19 Nga VNA

Mister në ajër: Avioni zhduket mes Australisë dhe Tasmanisë, pa sinjal, pa gjurmë

Ndaje në Whatsapp
Mister në ajër: Avioni zhduket mes Australisë dhe Tasmanisë,

Një operacion i gjerë kërkimi është duke u zhvilluar pas zhdukjes misterioze të një avioni të vogël mbi ngushticën Bass, mes Australisë dhe Tasmanisë, pasditen e së shtunës. Avioni i vogël, me ngjyrë jeshile të ndritshme, po udhëtonte drejt aeroportit të Hillstonit në Condobolin, në New South Wales, duke kaluar përmes Leongatha në Victoria, kur u zhduk nga radarët. Në bord ndodheshin piloti – një burrë rreth të 70-ave – dhe pasagjerja, një grua rreth të 60-ave, të dy banorë të Tasmanisë. Ata po udhëtonin për të vizituar miq. Sipas Autoritetit Australian për Sigurinë Detare (AMSA), kërkimi është përqendruar pranë Tasmanisë.
“Rreth orës 17:00 të së shtunës, u ngrit alarmi pasi avioni nuk arriti të ulej në destinacionin e planifikuar në pjesën qendrore-perëndimore të NSW-së. Fluturimi kishte nisur nga George Town, Tasmania, rreth orës 12:45,” – bëri me dije një zëdhënës i AMSA.

Avioni nuk kishte bërë asnjë kontakt me radion dhe nuk kishte lëshuar sinjal “mayday” përpara zhdukjes. Inspektori i Policisë së Tasmanisë, Nick Clark, deklaroi se piloti ishte me përvojë, megjithëse avioni ishte relativisht i ri për të.
“Avionin e kishte blerë vetëm tre ose katër muaj më parë. Besojmë se kishte kryer disa fluturime më herët,” – u shpreh ai.

Kërkimi po zhvillohet nga ajri dhe deti në ngushticën Bass dhe në pjesën jugore të shtetit Victoria, në bashkëpunim me autoritetet e Tasmanisë dhe të Viktorias. Clark shtoi se misioni mbetet një operacion kërkimi dhe shpëtimi, me shpresën se çifti do të gjendet gjallë. Trageti ditor mes Tasmanisë dhe kontinentit australian u devijua drejt vendndodhjes së fundit të njohur të avionit të shtunën, por nuk u gjet asnjë gjurmë. Autoritetet u njoftuan nga të afërmit e shqetësuar pasi avioni nuk mbërriti në destinacionin e planifikuar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme