Bota 20 March 2026, 14:52 Nga VNA

Misioni i NATO-s tërhiqet përkohësisht nga Iraku mes tensioneve të luftës

Ndaje në Whatsapp

Misioni i NATO-s tërhiqet përkohësisht nga Iraku mes tensioneve

Misioni i NATO në Irak është tërhequr përkohësisht nga vendi për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, kanë deklaruar dy zyrtarë irakianë për agjencinë AFP.

Sipas njërit prej tyre, nuk ka mosmarrëveshje me qeverinë irakiane dhe bëhet fjalë vetëm për një tërheqje të përkohshme. “Ata janë të shqetësuar për shkak të situatës”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Një tjetër zyrtar shtoi se pothuajse i gjithë personeli i misionit është larguar, duke lënë vetëm një numër të vogël trupash në vend.

Ndërkohë, një zëdhënës i NATO-s konfirmoi se aleanca ushtarake po “rregullon” praninë e saj në Irak. Misioni i NATO-s ka selinë në një bazë ushtarake në zonën e gjelbër të Bagdad, pranë ambasadës së SHBA-së, e cila që nga fillimi i luftës është sulmuar disa herë.

Misioni i NATO-s tërhiqet përkohësisht nga Iraku mes tensioneve

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme