Bota 1 March 2026, 15:44 Nga VNA

Ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai gjatë sulmeve ndaj Iranit. Kthehet me avion ushtarak me shpenzimet e veta

Ndaje në Whatsapp
Ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai gjatë sulmeve ndaj

Guido Crosetto, ministër i Mbrojtjes i Italisë, ka njoftuar se po kthehet në Romë pasi mbeti i bllokuar në Dubai së bashku me familjen gjatë sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

“Po kthehem në Itali”, shkroi ai në rrjetin social X, duke sqaruar se do të udhëtojë me një avion ushtarak, por me shpenzimet e veta. Sipas tij, pagesa do të jetë trefish më e lartë se tarifa e parashikuar për mysafirët në fluturimet shtetërore, për të shmangur çdo polemikë.

Megjithatë, polemikat nuk kanë munguar. Lëvizja 5 Yjet ka paralajmëruar një interpelancë parlamentare për rastin, ndërsa ish-gjenerali Roberto Vannacci ka ironizuar në rrjetet sociale. “Shpëtoni ushtarin Crosetto. Ka nisur operacioni special për ta nxjerrë Crosetto-n: i vetmi ministër i Mbrojtjes që shkon me pushime në një zonë lufte pa e ditur”, shkroi ai.

Crosetto ka bërë të ditur se do të kthehet i vetëm në Itali. “Për të shmangur ekspozimin ndaj rreziqeve të mëtejshme të personave të tjerë që mund të udhëtojnë me mua në kushtet aktuale”, theksoi ai, duke shtuar se familja e tij do të qëndrojë në Dubai, pasi është siguruar se nuk ka rreziqe të drejtpërdrejta për ta apo për qytetarët e tjerë italianë dhe të huaj, përveç rreziqeve të rastësishme.

Ministri theksoi se po vazhdon të punojë në koordinim me njësinë e krizës në Ministrinë e Jashtme italiane për të garantuar një zgjidhje të shpejtë dhe të sigurt për qytetarët.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme