Bota 3 September 2025, 19:33 Nga VNA

Mikrofoni i ndezur zbulon bisedën mes Putin dhe Xi Jinping duke folur për pavdekësinë

Ndaje në Whatsapp
Mikrofoni i ndezur zbulon bisedën mes Putin dhe Xi Jinping duke folur

Një mikrofon i ndezur në paradën ushtarake të Kinës në Sheshin Tiananmen kapi një bisedë të pazakontë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit kinez Xi Jinping. Teksa ecnin në krye të delegacionit të huaj, përkthyesi i Putinit u dëgjua të thoshte: “Bioteknologjia po zhvillohet vazhdimisht… organet njerëzore mund të transplantohen pa fund. Sa më gjatë jeton, aq më i ri bëhesh, madje edhe mund të arrish pavdekësinë.” 

Xi iu përgjigj: “Disa parashikojnë se në këtë shekull njerëzit mund të jetojnë deri në 150 vjet.” Putin e konfirmoi më vonë për gazetarët se kishte diskutuar me Xi për mënyrat e rritjes së jetëgjatësisë.

Të dy liderët, të cilët kanë ndryshuar ligjet për të mbetur në pushtet pafundësisht, janë të fiksuar prej kohësh me shkencën e zgjatjes së jetës. Putin ka urdhëruar ngritjen e një qendre kërkimore për teknologjitë kundër plakjes, ndërsa mikut të tij të afërt Mikhail Kovalchuk i është besuar projekti i “pavdekësisë” me printimin e organeve në laborator. Vajza e Putinit, Maria Vorontsova, ka marrë miliona euro grante shtetërore për kërkime gjenetike mbi rigjenerimin e qelizave.

Pamjet treguan Putinin dhe Xi-në duke biseduar pranë diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili buzëqeshte. Të tre më pas u ngjitën në tribunë për të ndjekur paradën më të madhe ushtarake që Kina ka zhvilluar ndonjëherë, me 50 mijë spektatorë dhe një arsenal nga tanke, dronë e avionë luftarakë deri te raketat me kapacitet bërthamor.

Parada u pa si një shfaqje sfide ndaj Perëndimit.

Xi e shfrytëzoi momentin për të deklaruar se Kina është një komb i madh që “nuk trembet nga bullizmi” dhe se “ringjallja e kombit kinez është e pandalshme”. Mesazhi i tij u lexua si një sinjal i qartë për SHBA-në dhe aleatët perëndimorë./The Guardian/

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme