Bota 23 March 2026, 16:57 Nga VNA

Melonit i dështon reforma e re në drejtësi. Prokurori Antimafias Gratteri: italianët i thanë “Jo” ndryshimeve

Ndaje në Whatsapp

Melonit i dështon reforma e re në drejtësi. Prokurori Antimafias

Plani i qeverisë së Giorgia Meloni për reformën e re në drejtësi po përballet me një goditje të fortë nga referendumi kushtetues, ku rezultatet e para tregojnë një avantazh të qartë për kampin e “Jo”.

Me 51% të seksioneve të numëruara, vota kundër reformës ka arritur në 54.57%, ndërsa pjesëmarrja në votim është afër 59%, një nivel i lartë për një referendum në Itali.

Rezultati konsiderohet një sinjal politik i fortë kundër ndryshimeve të propozuara në sistemin e drejtësisë, të cilat synonin riorganizimin e strukturave gjyqësore dhe raportit mes prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Një nga kritikët më të zëshëm të reformës ka qenë prokurori i njohur antimafia Nicola Gratteri, i cili kishte paralajmëruar se ndryshimet e propozuara nuk do të zgjidhnin problemet reale të drejtësisë dhe mund të dobësonin luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërkohë, opozita e ka përshëndetur rezultatin si një fitore politike dhe një mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni ka deklaruar se do të respektojë vendimin e qytetarëve dhe se qeveria do të vazhdojë punën pavarësisht rezultatit të referendumit.

Video

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme