Bota 16 August 2025, 07:45 Nga VNA

Melania Trump i dërgoi letër Vladimir Putin, e dorëzoi vetë Donald Trump. Ja çfarë shkruhej në të

Ndaje në Whatsapp
Melania Trump i dërgoi letër Vladimir Putin, e dorëzoi vetë

Melania Trump, bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi në një letër personale drejtuar udhëheqësit rus Vladimir Putin, informon Reuters referuar dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump ia dorëzoi letrën Putinit personalisht gjatë bisedimeve të tyre në samitin e Alaskas, thanë zyrtarët për Reuters. Melania Trump, e lindur në Slloveni, nuk ishte në udhëtimin ku u mbajt Samiti në Alaska.

Zyrtarët nuk e zbuluan përmbajtjen e letrës përveçse thanë se përmendeshin rrëmbimet e fëmijëve si pasojë e luftës në Ukrainë.

Ekzistenca e letrës nuk ishte raportuar më parë. Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia ka qenë një çështje thellësisht e ndjeshme për Ukrainën.

Ukraina i ka quajtur rrëmbimet e dhjetëra mijëra fëmijëve të saj të çuar në Rusi ose në territorin e pushtuar nga Moska pa pëlqimin e familjes ose kujdestarëve një krim lufte që përmbush përkufizimin e traktatit të OKB-së për gjenocidin.

Më parë, Moska ka thënë se ka mbrojtur fëmijët e cenueshëm nga një zonë lufte.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë se Rusia u ka shkaktuar vuajtje miliona fëmijëve ukrainas dhe ka shkelur të drejtat e tyre që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Trump dhe Putin u takuan për gati tre orë në një bazë ushtarake amerikane në Anchorage, pa arritur një marrëveshje armëpushimi në luftën në Ukrainë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme