Bota 8 March 2026, 13:55 Nga VNA

Media izraelite: Emiratet e Bashkuara Arabe sulmojnë për herë të parë territorin iranian

Ndaje në Whatsapp
Media izraelite: Emiratet e Bashkuara Arabe sulmojnë për herë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kryer për herë të parë një sulm në territorin e Iranit. Lajmi raportohet nga mediat izraelite, të cilat theksojnë se objektivi i sulmit ka qenë një impiant iranian i desalinimit të ujit.

Sipas të njëjtave burime, Izraeli e konsideron këtë operacion si një sinjal paralajmërues ndaj regjimit iranian. Megjithatë, nëse sulmet e Teheranit do të intensifikohen, ekziston mundësia reale që Emiratet t’i bashkohen konfliktit në mënyrë të kufizuar.

Ndërkohë, Abu Dhabi ka bërë të ditur se mbrojtja ajrore ka zbuluar 17 raketa balistike, nga të cilat 16 janë shkatërruar ndërsa një ka rënë në det. Po ashtu janë identifikuar 117 dronë, prej të cilëve 113 janë interceptuar dhe 4 kanë rënë në territorin e vendit.

Gjatë fundjavës, televizioni publik izraelit Kan raportoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, pikërisht në lidhje me sulmet iraniane ndaj vendit të tij. Sipas raportimeve, sulmet e Gardës Revolucionare iraniane kanë goditur në Emirate edhe hotele dhe aeroporte.

Sot Abu Dhabi publikoi në rrjetin X një bilanc më të gjerë të sulmeve. Sipas tij, që nga fillimi i sulmeve iraniane janë zbuluar 238 raketa balistike, nga të cilat 221 janë shkatërruar, 15 kanë rënë në det dhe 2 kanë rënë brenda territorit të vendit.

Po ashtu janë identifikuar 1.422 dronë iranianë, prej të cilëve 1.342 janë interceptuar ndërsa 80 kanë rënë në territorin e Emirateve. Gjithashtu janë zbuluar dhe shkatërruar 8 raketa lundruese.

Si pasojë e këtyre sulmeve, autoritetet raportojnë 4 viktima, mes qytetarëve nga Pakistani, Nepali dhe Bangladeshi, ndërsa 112 persona janë plagosur, kryesisht me plagë nga të moderuara në të lehta. Mes të plagosurve ka qytetarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Sudani, Etiopia, Filipinet, Pakistani, Irani, India, Bangladeshi, Sri Lanka, Azerbajxhani, Jemeni, Uganda, Eritrea, Libani, Afganistani, Bahreini, Komoret dhe Turqia.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Ministria e Mbrojtjes është plotësisht e përgatitur për t’u përballur me çdo kërcënim dhe se do të përgjigjet me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për të minuar sigurinë e vendit, duke garantuar mbrojtjen e sovranitetit, stabilitetit dhe interesave kombëtare të Emirateve.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme