Bota 5 January 2026, 14:17 Nga VNA

Me pranga në duar/ Momenti kur presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, transferohet drejt gjykatës në Nju Jork

Ndaje në Whatsapp

Me pranga në duar/ Momenti kur presidenti i Venezuelës, Nicolás

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është transportuar nga Metropolitan Detention Center në Brooklyn, Nju Jork, ku ka qenë i ndaluar gjatë dy ditëve të fundit nën akuza për trafik droge dhe armësh. Ai pritet të paraqitet para një gjykate në Nju Jork për procedurat fillestare gjyqësore.

Sipas pamjeve të publikuara, Maduro ka dalë nga një automjet i blinduar, pjesë e autokolonës që e shoqëronte, i veshur me uniformë paraburgimi ngjyrë kafe, dhe më pas është drejtuar drejt një helikopteri. Pranë tij, nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga forcat e rendit, ndodhej edhe një person që dyshohet të jetë bashkëshortja e tij.

Me pranga në duar/ Momenti kur presidenti i Venezuelës, Nicolás

Burime bëjnë me dije se Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, pritet të dalin sot para një gjykate në Nju Jork, ndërsa autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi seancën apo masat që mund të merren ndaj tyre.

Me pranga në duar/ Momenti kur presidenti i Venezuelës, Nicolás

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme