Bota 22 October 2025, 19:47 Nga VNA

Mbretëria e Bashkuar zgjat mbështetjen për KFOR-in

Ndaje në Whatsapp
Mbretëria e Bashkuar zgjat mbështetjen për KFOR-in

Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar riafirmuan mbështetjen e tyre për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke theksuar se do të vazhdojnë ta mbështesin misionin për të paktën edhe tre vjet.

Mbretëria e Bashkuar tha se është kontribuuese kryesore në KFOR që kur paqeruajtësit e NATO-s hyn në Kosovë më 1999 “për të sjellë paqe dhe stabilitet pas konfliktit në vitet ‘90”.

“Angazhimi përqendrohet rreth një force rezervë prej qindra ushtarësh britanikë, të cilët mund të dislokohen shpejt në Kosovë për të asistuar misionin, nëse ka nevojë. Dislokimi i fundit i madh i Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur misionin u bë në 2023, pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë në veri të Kosovës”, u tha në njoftimin e Qeverisë britanike.

Qeveria në Londër tha se zgjerimi i mbështetjes së saj për KFOR-in deri të paktën në dhjetor të vitit 2028 bëhet për të zbatuar qasjen e ekzekutivit “NATO në radhë të parë”, siç parashihet në Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes, ndërkohë që rrit sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi për vazhdimin e mbështetjes së Britanisë për KFOR-in u bë para se të niste samiti i Procesit të Berlinit, që këtë vit mbahet në Londër.

“Përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. Duke zgjatur mbështetjen për KFOR-in, ne po tregojmë rolin tonë si aleat udhëheqës i NATO-s dhe si shtet që qëndrojmë mbi vlerat e stabilitetit dhe demokracisë. Puna e ngushtë me partnerët tanë është vitale, jo vetëm për stabilitetin rajonal, por edhe për sigurinë në shtetin tonë”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer.

Ndërkaq, ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Alistair Carns, tha se trupat britanike kanë kryer qindra misione për të mbështetur KFOR-in “dhe zgjerimi i këtij angazhimi do të mbajë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor më të sigurt”.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Misioni i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe. Në KFOR aktualisht janë mbi 4.600 paqeruajtës nga 33 shtete./REL

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme