Bota 3 August 2025, 15:48 Nga VNA

Mbi një milion njerëz u lutën me Papa Leoni XIV: Qëndrojmë me të rinjtë e Ukrainës dhe të Gazë

Ndaje në Whatsapp
Mbi një milion njerëz u lutën me Papa Leoni XIV:

Papa Leoni XIV, në ngjarjen më të madhe deri më tani gjatë papatit të tij tremujor, u bëri thirrje më shumë se një milion katolikëve të rinj të përhapin besimin dhe entuziazmin e tyre. Më shumë se një milion të rinj të veshur me ngjyra të ndezura dhe me flamuj kombëtarë u mblodhën në fushën Tor Vergata jashtë Romës, duke brohoritur “Viva il Papa” para meshës në të cilën Papa përfundoi një javë plot ngjarje për katolikët e rinj.

“Të dashur të rinj, përhapni entuziazmin tuaj dhe dëshmoni besimin tuaj para të gjithë atyre që takoni,” tha papa i parë amerikan gjatë meshës. Në fund të meshës, Papa Leoni XIV iu referua luftërave në Gaza dhe Ukrainë, duke u bërë thirrje të rinjve të ndihmojnë në ndërtimin e një bote më të mirë.

“Ne qëndrojmë me të rinjtë e Gazës, me të rinjtë e Ukrainës. Vëllezër dhe motra, ju jeni një shenjë se një botë tjetër është e mundur. Një botë vëllazërie dhe miqësie, ku konfliktet nuk zgjidhen me armë, por me dialog. Ne vërtet duam të përhapim shpresë dhe dashuri,” përfundoi Papa.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme