Bota 4 September 2025, 16:09 Nga VNA

Mbi 2.200 viktima nga tërmeti shkatërrimtar, vijojnë operacionet e shpëtimit

Ndaje në Whatsapp
Mbi 2.200 viktima nga tërmeti shkatërrimtar, vijojnë operacionet

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin javën e kaluar ka kaluar shifrën e 2.200 personave. Lajmi u bë i ditur të enjten nga një zëdhënës i qeverisë talibane, i cili konfirmoi se qindra trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara.

Tërmeti me magnitudë 6 goditi disa provinca malore në lindje të vendit të dielën në mbrëmje, duke rrafshuar tërë fshatra dhe duke zënë banorët nën rrënoja. Zona më e prekur është Kunar, ku shumica e banorëve jetojnë në lugina të pjerrëta të rrethuara nga male të larta.

Zëdhënësi taliban Hamdullah Fitrat njoftoi se numri i viktimave ka arritur në 2.205 dhe shtoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë pa ndërprerje. “Janë ngritur strehimore për njerëzit dhe po shpërndahen ndihma emergjente”, deklaroi ai, duke theksuar angazhimin e autoriteteve.

Terreni i vështirë malor dhe rrëshqitjet e dheut po pengojnë ndjeshëm punën e ekipeve të shpëtimit. Autoritetet kanë përdorur helikopterë dhe kanë dislokuar trupa nga ajri për të mbërritur në zonat më të izoluara. Punonjësit e ndihmës raportojnë se shpesh janë të detyruar të ecin me orë të tëra për të arritur në fshatra të bllokuara.

Organizatat humanitare paralajmërojnë se mungesa e fondeve po kufizon reagimin ndaj krizës, duke e cilësuar këtë fatkeqësi si një “krizë brenda krizës”. Afganistani tashmë përballet me sfida të mëdha, përfshirë ndryshimet klimatike, thatësirën e zgjatur, gjendjen e rënduar ekonomike dhe kthimin e rreth 2 milionë refugjatëve nga vendet fqinje.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme