Bota 7 September 2025, 18:11 Nga VNA

Mbështetën grupin pro-Palestinës të shpallur terrorist nga Britania, arrestohen rreth 900 persona në protestën në Londër

Ndaje në Whatsapp
Mbështetën grupin pro-Palestinës të shpallur terrorist nga

890 persona u arrestuan në Londër gjatë një proteste të mbajtur dje në mbështetje të grupit Palestine Action, i cili është i ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia Metropolitane në kryeqytet njoftoi se 857 persona u arrestuan sipas Aktit të Terrorizmit për mbështetjen e grupit gjatë demonstratës së së shtunës, ndërsa 33 të tjerë u arrestuan për krime të tjera, përfshirë sulmin ndaj oficerëve të policisë.

Grupi Palestine Action është shpallur terrorist më 5 korrik, pas votimit me shumicë dërrmuese nga deputetët në favor të masës së propozuar nga ish-sekretarja e brendshme Yvette Cooper. Kjo bëri të paligjshme çdo shprehje të mbështetjes për grupin në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendimi për shpalljen e grupit terrorist erdhi pas një incidenti të ndodhur më 20 qershor, kur dy avionë Voyager pësuan dëme me vlerë rreth 7 milionë paund në bazën RAF Brize Norton në Oxfordshire.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme