Bota 15 December 2025, 08:53 Nga VNA

Masakër në Bondi Beach, Sydney: autorët babë e bir, 15 viktima gjatë një eventi hebre

Ndaje në Whatsapp
Masakër në Bondi Beach, Sydney: autorët babë e bir, 15

Dy persona të armatosur që vranë 15 njerëz në Bondi Beach të Sydney-t të dielën janë identifikuar nga mediat lokale si Sajid Akram, 50 vjeç, dhe djali i tij Naveed Akram, 24 vjeç. Policia australiane konfirmoi se autorët ishin babë e bir. 50-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali ndodhet në gjendje kritike në spital.

Sipas autoriteteve, sulmi kishte në shënjestër persona hebrenj që po merrnin pjesë në një event për festën e Hanukës. Mes viktimave janë një vajzë 10-vjeçare, një rabin i lindur në Britani, një ish-oficer policie dhe një i mbijetuar i Holokaustit.

Policia bëri me dije se pranë vendit të ngjarjes u gjetën edhe dy pajisje shpërthyese të improvizuara, të cilat u neutralizuan. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivin e sulmit, përfshirë raportimet për elementë ekstremistë.

Një rol kyç në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës pati qytetari Ahmed al-Ahmed, i cili u filmua teksa i rrëmbente armën njërit prej sulmuesve. Sipas prindërve të tij, ai u qëllua katër ose pesë herë në shpatull dhe po merr trajtim mjekësor. Veprimi i tij është cilësuar gjerësisht si heroik nga autoritetet dhe opinioni publik.

Kryeministri australian Anthony Albanese deklaroi se do të shtyjë për ligje më të ashpra për armët e zjarrit, duke zbuluar se sulmuesi më i madh në moshë kishte leje për armë zjarri për gjueti rekreative.

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme