Bota 29 September 2025, 10:19 Nga VNA

Marrëveshje për të ndalur luftën në Gaza/ Netanyahu: “Po punojmë me ekipin e Presidentit Trump”

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshje për të ndalur luftën në Gaza/ Netanyahu:

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të dielën se qeveria e tij po punon së bashku me ekipin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza, megjithëse, sipas tij, detajet ende nuk janë finalizuar. “Nuk është finalizuar ende, por po punojmë me ekipin e Presidentit Trump, realisht, ndërkohë që flasim,” tha Netanyahu në një intervistë. 

Netanyahu theksoi se plani që po diskutohet kërkon në thelb çmilitarizimin e Gazës dhe lirimin e të gjitha pengjeve izraelite që mbahen nga Hamas-i. “Shpresoj që ta bëjmë realitet, sepse duam të lirojmë pengjet tona, duam të heqim qeverisjen e Hamasit, të çarmatosim ata, të demilitarizojmë Gazën dhe të krijojmë një të ardhme të re për gazianët dhe izraelitët, dhe për të gjithë rajonin,” shtoi ai.   

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme