Bota 6 September 2025, 09:11 Nga VNA

Maduro kërcënon SHBA-në: Do sulmojmë nëse përballemi me agresion ushtarak

Ndaje në Whatsapp
Maduro kërcënon SHBA-në: Do sulmojmë nëse

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka paralajmëruar se vendi i tij do të kalojë në një “fazë lufte të armatosur” në rast se përballet me një agresion ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklaratat e forta të kreut të shtetit venezuelan u bënë gjatë aktivitetit të quajtur “Aktivizimi i Njësisë Komunale të Milicisë, në luftë”, i transmetuar nga televizioni shtetëror VTV. Maduro theksoi se çdo përpjekje për të cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Venezuelës do të marrë një “përgjigje të planifikuar dhe të organizuar të gjithë popullit”, raportoi Corriere.

Ai i bëri thirrje Uashingtonit dhe presidentit amerikan që të respektojnë pavarësinë e Venezuelës dhe të heqin dorë nga ajo që e cilësoi si një politikë e “ndryshimit të dhunshëm të regjimeve” në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Në fjalën e tij, Maduro gjithashtu hodhi poshtë akuzat për përfshirje të vendit në trafikun ndërkombëtar të drogës, duke deklaruar se “Venezuela nuk prodhon as coca dhe as kokainë” dhe duke përmendur përparimet në luftën kundër narkotikëve, të cilat sipas tij janë njohur edhe nga organizata ndërkombëtare.

Këto deklarata vijnë në një kohë tensionesh të shtuara midis dy vendeve, pasi SHBA ka vendosur një flotë detare në Detin e Karaibeve për të luftuar trafikun e drogës, një veprim që qeveria venezuelane e konsideron si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj. Situata është përshkallëzuar më tej edhe nga deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili u shpreh së fundmi se do të urdhërojë rrëzimin e avionëve venezuelanë nëse ato paraqesin kërcënim ndaj forcave amerikane në rajon.

Tensionet mes SHBA-së dhe Venezuelës duket se po hyjnë në një fazë të re konfrontimi, me paralajmërimet e Maduros që përforcojnë retorikën e ashpër dhe shtojnë pasiguritë mbi stabilitetin në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme