Bota 2 September 2025, 20:40 Nga VNA

Macron kritikon vendimin e SHBA për të mos dhënë viza zyrtarëve palestinezë dhe paralajmëron konferencë për paqe mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete

Ndaje në Whatsapp
Macron kritikon vendimin e SHBA për të mos dhënë viza

Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi ashpër ndaj vendimit të SHBA për të mos pajisur me viza zyrtarët palestinezë, duke e cilësuar të papranueshëm dhe duke kërkuar tërheqjen e tij.

Ai njoftoi se më 22 shtator, në Nju Jork, do të bashkëkryesojë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Konferencën për Zgjidhjen me Dy Shtete.

Macron theksoi se konferenca synon mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare për një paqe të qëndrueshme, me armëpushim të përhershëm, lirimin e pengjeve, ndihma humanitare dhe rindërtimin e Gazës.

Reagim i Presidentit francez Emmanuel Macron në X:

Sapo fola me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite. Së bashku, do të bashkëkryesojmë Konferencën për Zgjidhjen me Dy Shtete në Nju Jork më 22 shtator.

Vendimi amerikan për të mos dhënë viza për zyrtarët palestinezë është i papranueshëm. Ne bëjmë thirrje që kjo masë të tërhiqet dhe që përfaqësimi palestinez të sigurohet në përputhje me Marrëveshjen e Shtetit Mikpritës.

Objektivi ynë është i qartë: të mobilizojmë mbështetjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare për Zgjidhjen me Dy Shtete – e vetmja mënyrë për të përmbushur aspiratat legjitime të të dyja palëve, izraelite dhe palestineze.

Kjo do të kërkojë zbatimin e një armëpushimi të përhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve, shpërndarjen masive të ndihmave humanitare për popullin e Gazës dhe vendosjen e një misioni stabilizues në Gaza.

Gjithashtu, po punojmë që, ditën pas, Hamasi të çarmatoset dhe të përjashtohet nga çdo formë qeverisjeje në Gaza, që Autoriteti Palestinez të reformohet dhe të forcohet, dhe që Rripi i Gazës të rindërtohet plotësisht.

Asnjë ofensivë, përpjekje aneksimi apo zhvendosje e detyruar e popullsive nuk do të ndalë vrullin që kemi krijuar me Princin e Kurorës – vrull të cilit tashmë i janë bashkuar shumë partnerë.

Shihemi në Nju Jork më 22 shtator. Së bashku, le ta bëjmë këtë Konferencë për Zgjidhjen me Dy Shtete një pikë kthese vendimtare për paqen dhe sigurinë për të gjithë në rajon.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme