Bota 20 March 2026, 21:12 Nga VNA

Lideri suprem i Iranit Khamenei sulmon Izraelin dhe adreson tensionet rajonale

Ndaje në Whatsapp
Lideri suprem i Iranit Khamenei sulmon Izraelin dhe adreson tensionet rajonale

Mojtaba Khamenei, lideri i ri suprem i Iranit, lëshoi këtë të premte një deklaratë për popullin iranian me rastin e festës së Novruzit, e cila përmbante edhe sqarime mbi qëndrimin e Teheranit në lidhje me tensionet në Lindjen e Mesme. Në deklaratën e tij, e transmetuar nga Televizioni Shtetëror i Iranit, Khamenei u shpreh se sulmet e raportuara iraniane ndaj Turqisë dhe Omanit nuk ishin kryer nga Teherani, por sipas tij ishin operacione të orkestruara nga Israel për të nxitur përçarje mes Iranit dhe vendeve fqinje.

Ai theksoi se Irani dëshiron marrëdhënie më të mira me fqinjët, veçanërisht me Pakistanin dhe Afganistanin, dhe se vendi nuk kërkon luftë me fqinjët e tij, duke mohuar gjithashtu planet për ndërtimin e armëve bërthamore.

Megjithatë, Khamenei nuk kërkoi falje ndaj vendeve të Gjirit, të cilat janë prekur nga sulmet, duke përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke rritur tensionet në rajon.

Deklarata përfundon me mesazhin se Irani ka fituar këtë luftë dhe se slogani i vendit për vitin 2026 do të jetë: “Ekonomia e Rezistencës në Hijen e Unitetit dhe Sigurisë Kombëtare”.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme