Bota 9 October 2025, 21:41 Nga VNA

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm

Ndaje në Whatsapp
Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do

Kreu i organizatës Hamas, Khalil al-Hayya, njoftoi të enjten arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin dhe fundin e luftës në Gaza.

Al-Hayya, i cili shpëtoi javë më parë nga një përpjekje izraelite për ta vrarë në Katar, deklaroi se armëpushimi do të jetë i përhershëm dhe se kalimi i Rafah-ut drejt Egjiptit do të jetë i hapur në të dyja drejtimet, duke mundësuar lëvizjen e lirë të personave dhe ndihmave humanitare.

Ai bëri me dije se marrëveshja parashikon gjithashtu lirimin nga Izraeli i të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë të burgosur. Sipas tij, Hamas ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se konflikti në Gaza ka marrë fund përfundimisht.

Një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha në Egjipt se asnjë palestinez nuk do të pranojë çarmatimin dhe theksoi se populli ka nevojë për armë dhe rezistencë për të mbrojtur veten.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme