Bota 24 March 2026, 14:34 Nga VNA

Libani dëbon ambasadorin iranian dhe ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin

Ndaje në Whatsapp

Libani dëbon ambasadorin iranian dhe ndërpret marrëdhëniet

Libani ka tërhequr akreditimin ambasadorit iranian i cili u emërua së fundmi në Bejrut dhe i ka dhënë atij afat deri të dielën që të largohet nga vendi.

Njoftimi u bë nga Ministria e Jashtme, duke theksuar se i jep afat deri të dielën për t’u larguar.

Kjo masë u mor pasi Bejruti akuzoi Gardën Revolucionare të Iranit se drejtonte operacionet e Hezbollahut kundër Izraelit nga Libani dhe njoftoi se po ndalonte aktivitetet e tyre në tokën libaneze.

Ministria gjithashtu deklaroi se kishte thirrur të ngarkuarin me punë iranian dhe e kishte informuar atë për vendimin e autoriteteve për të shpallur ambasadorin Mohammad Reza Raef Sheibani, i cili u emërua në shkurt, si “person non grata”.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme