Bota 5 September 2025, 21:17 Nga VNA

Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri nga viti 2028, në kuadër të rritjes së forcave të NATO-s

Ndaje në Whatsapp
Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri nga

Pas Danimarkës, një tjetër vend anëtar i NATO-s po përgatitet të zgjerojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak edhe për gratë. Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Andris Spruds, deklaroi se partia e tij, Progresistët, do të paraqesë vitin e ardhshëm një propozim ligjor që parashikon që si burrat, ashtu edhe gratë të shërbejnë në ushtri duke filluar nga viti 2028.

Spruds theksoi se për këtë ndryshim tashmë po bëhen përgatitje konkrete, përfshirë futjen e pajisjeve dhe uniformave specifike për femrat në Forcat e Armatosura Kombëtare. Sipas tij, zgjerimi i shërbimit ushtarak është i domosdoshëm për të përballuar atë që vendi e konsideron si një kërcënim të shtuar nga Rusia.

Aktualisht, shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Letoni përfshin vetëm burrat, pas rikthimit të tij në vitin 2023. Ky sistem kishte qenë i pezulluar që prej vitit 2006.

Qeveria letone synon të më shumë se dyfishojë madhësinë e ushtrisë së vendit deri në vitin 2028, duke kaluar nga rreth 15,000 trupa në vitin 2021 në 31,000 efektivë aktivë dhe rezervistë.

Nëse propozimi miratohet, Letonia do të ndiqte shembullin e Danimarkës, e cila në muajin mars njoftoi se do të fillojë rekrutimin e grave nga viti 2026. Në atë kohë, autoritetet daneze deklaruan se vendimi synonte të siguronte “barazi gjinore” në forcat e armatosura, por edhe të ndihmonte vendin të përmbushte detyrimet e tij ndaj NATO-s.

Ky hap konsiderohet pjesë e përpjekjeve më të gjera të vendeve baltike dhe të aleancës së NATO-s për të rritur kapacitetet mbrojtëse në një klimë të tensionuar sigurie në Evropën Lindore.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme