Bota 14 September 2025, 14:09 Nga VNA

Legjenda e boksit Ricky Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Greater Manchester

Ndaje në Whatsapp
Legjenda e boksit Ricky Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij

Legjenda britanike e boksit, Ricky Hatton, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Greater Manchester. Ish-kampioni i lindur në Stockport ishte 46 vjeç.

Policia ka vendosur kordon sigurie në banesën e tij në rrugën Bowlacre Road në Gee Cross, Hyde. Greater Manchester Police (GMP) ka konfirmuar se një trup është gjetur në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm dhe vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Lajmi tronditës vjen pak kohë pasi ish-kampioni i botës kishte shpallur rikthimin e tij në ring me një ndeshje të planifikuar për në dhjetor.

Ish-kampioni tjetër botëror dhe miku i Hatton-it, Amir Khan, reagoi menjëherë duke i bërë homazh në rrjetin X, ku e përshkroi si “mentor, luftëtar dhe një nga boksierët më të mëdhenj të Britanisë”.

Gjatë karrierës së tij, Hatton mbajti disa tituj botërorë dhe kombëtarë, ndërsa në vitin 2015 u shpall “Boksieri i Vitit”. Ai fitoi tituj në kategorinë light-welterweight dhe welterweight, duke fituar zemrat e publikut me stilin e tij luftarak dhe energjik.

Në ring, Hatton u përball me disa nga më të mëdhenjtë e gjeneratës së tij, mes tyre Kostya Tszyu, Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme