Bota 23 August 2025, 08:52 Nga VNA

"Le të marrë pushkën e të shkojë vetë" Deklaratat e Salvinit ndezin tensione mes Italisë dhe Francës

Ndaje në Whatsapp
"Le të marrë pushkën e të shkojë vetë"

Një valë tensionesh diplomatike është ndezur mes Romës dhe Parisit pas komenteve të zëvendëskryeministrit italian, Matteo Salvini, ndaj presidentit francez Emmanuel Macron.

Ministria e Jashtme franceze thirri ambasadoren italiane në Paris, Emanuela D’Alessandro, duke i cilësuar deklaratat e Salvinit si të papranueshme dhe në kundërshtim me marrëdhëniet historike të besimit mes dy vendeve.

Gjatë një interviste në Milano, Salvini u pyet për mundësinë e dërgimit të trupave italiane në Ukrainë, nëse do të arrihet një armëpushim. Duke ironizuar, ai tha se nëse Macron e dëshiron këtë, atëherë “le të marrë helmetën dhe pushkën e të shkojë vetë”.

 

Kreu i Ligës, i njohur për retorikën e tij kundër emigrantëve dhe si aleat i Marine Le Pen, ka sulmuar më herët Macron-in, duke e akuzuar se po shtyn Evropën drejt një përplasjeje me Rusinë. Ndërkohë, Franca dhe Britania kanë paralajmëruar krijimin e një “aleance të vullnetit” për të dërguar trupa në Ukrainë si garanci sigurie pas një marrëveshjeje paqeje, por kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mohuar që Italia do të përfshihet në një skenar të tillë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme