Bota 27 October 2025, 18:27 Nga VNA

Kurti paralajmëron dy palë zgjedhje në Kosovë brenda pak muajsh

Ndaje në Whatsapp
Kurti paralajmëron dy palë zgjedhje në Kosovë brenda pak

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me dy palë zgjedhje parlamentare brenda pak muajsh, pas dështimit për të siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend për mandatin e tij të tretë.

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, një ditë pas seancës ku kabineti i tij nuk mori votëbesimin, Kurti tha se zhvillimet e ardhshme politike, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit në pranverë, mund ta çojnë vendin sërish në zgjedhje.

“Mbase është për të ardhur keq që do të mund të kemi, përveç balotazhit të zgjedhjeve lokale në nëntor, edhe dy herë zgjedhje – në dimër dhe në pranverë,” tha Kurti.

Sipas tij, mungesa e shumicës për formimin e Qeverisë e bën edhe më të vështirë arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi mandati i tanishëm i Vjosa Osmanit përfundon në prill të vitit 2026.

“Kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është vështirë e imagjinueshme që do t’i bëjmë kollaj 80 deputetë në pranverën e vitit të ardhshëm,” shtoi ai.

Në seancën e së dielës, vetëm 56 deputetë votuan për kabinetin e propozuar nga Kurti, pesë më pak se shumica e nevojshme prej 61 votash. Pesëdhjetë e dy deputetë votuan kundër, ndërsa katër abstenuan.

Pas këtij rezultati, Kushtetuta e Kosovës i jep presidentes Vjosa Osmani 10 ditë kohë për të mandatuar një kandidat tjetër për formimin e Qeverisë. Megjithatë, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka refuzuar mundësinë që të marrë mandatin nëse i ofrohet, duke deklaruar se nuk e ka shumicën parlamentare.

Në rast se dështon edhe përpjekja e dytë për formimin e Qeverisë, presidentja është e detyruar të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme