Bota 5 November 2025, 21:09 Nga VNA

Kundërshtari i tij Mamdani fitoi Bashkinë e New York-ut, reagon Trump: “Ja pse humbëm!”

Ndaje në Whatsapp
Kundërshtari i tij Mamdani fitoi Bashkinë e New York-ut, reagon Trump:

Rezultatet e pafavorshme të zgjedhjeve të djeshme në Shtetet e Bashkuara për Partinë Republikane janë pranuar publikisht nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili mëngjesin e sotëm u pa duke ngrënë mëngjes me disa nga ligjvënësit konservatorë.

Një ditë pas zgjedhjes së Zohran Mamdani-t si kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut, Trump komentoi për herë të parë mbi rezultatin, duke e cilësuar të papërshtatshëm për republikanët.

“Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët,” tha ai para gazetarëve, duke shtuar se diskutimet më të thella mbi këtë çështje do të zhvillohen pas mbylljes së seancës me median.

Sipas Trump, një nga arsyet kryesore që ndikuan në rezultatet e këtyre zgjedhjeve ishte mbyllja e qeverisë federale, e cila solli pezullimin e përkohshëm të funksionimit të shumë agjencive dhe institucioneve publike, për shkak të mosmarrëveshjeve midis demokratëve dhe republikanëve lidhur me projektligjin e buxhetit.

“Shumë njerëz, bazuar në sondazhet që kemi parë, na fajësojnë ne për mbylljen e qeverisë. Kjo ka ndikuar në perceptimin publik dhe në rezultatet,” tha Trump. Presidenti amerikan, ndërkohë, i bëri thirrje republikanëve në Senat që të veprojnë me vendosmëri dhe të shfuqizojnë filibusterin, një procedurë parlamentare që lejon debat të pakufizuar për projektligjet, shpeshherë me qëllim vonimin ose bllokimin e miratimit të tyre.

“Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë, dhe kjo është të shfuqizojnë filibusterin,” u shpreh Trump, duke paralajmëruar se nëse kjo nuk ndodh, partia e tij do të gjendet në një pozitë të vështirë për të kaluar çdo iniciativë ligjore në të ardhmen.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme