Bota 15 September 2025, 20:13 Nga VNA

Kulla Al-Ghafri rrënohet nga sulmi izraelit: Familjet palestineze evakuohen në panik

Ndaje në Whatsapp
Kulla Al-Ghafri rrënohet nga sulmi izraelit: Familjet palestineze evakuohen

Ushtria izraelite shkatërroi plotësisht të hënën kullën Al-Ghafri, një ndërtesë 20-katëshe në pjesën perëndimore të Gazës, e cila ishte ndër ndërtesat më të larta në zonë. Para sulmit, banorët u njoftuan dhe u kërkua që ta braktisin ndërtesën brenda disa minutash.

Video e mëposhtme tregon momentet kur familjet janë filmuar teksa hidhnin sendet e tyre nga dritaret në panik, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin çfarë të mundnin, pasi Izraeli u kishte dhënë atyre "pak minuta për të ikur" nga Kulla Mahna në qytetin e Gazës, përpara se ajo të bombardohej dhe të shkatërrohej.

Kulla strehonte qindra familje palestineze, si dhe zyrat e disa mediave dhe bizneseve të ndryshme. Sulmi shkaktoi dëme edhe në shtëpi pranë, ndërsa re tymi i zi mbuloi zonën, duke shkaktuar panik dhe largimin me ngut të banorëve, sipas dëshmive të qytetarëve.

Lagjja përreth kullës është një nga më të populluara në qytetin e Gazës dhe aty janë strehuar dhjetëra mijëra persona të zhvendosur nga pjesët veriore dhe lindore të rajonit.

Ushtria izraelite kishte paralajmëruar për evakuimin e ndërtesës dhe kampingjeve pranë saj, duke bërë të ditur se zona do të goditet “shumë shpejt”. Sipas forcave izraelite, grupi militant Hamas përdorte objektin për infrastrukturë ushtarake, pretendim që organizata ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme