Bota 8 October 2025, 18:14 Nga VNA

Kthim pas në Gjermani: Do të hiqet marrja e nënshtetësisë pas 3 vjetësh!

Ndaje në Whatsapp
Kthim pas në Gjermani: Do të hiqet marrja e

Ka më shumë se një vit, që në Gjermani janë në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë. Tani si rregull, marrja e nënshtetësisë është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë. Por në rast të përpjekjeve të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur vetëm pas tre vitesh. Koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion veçanërisht të përshpejtuar. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt beson se "natyralizimi turbo", siç quhej, i arritur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i gabuar.

Për të aplikuar për marrjen e përshpejtuar të nënshtetësisë pas tre vitesh, aplikantët duhet të demonstrojnë rezultate veçanërisht të mira integrimi, për shembull, në shkollë, punësim ose punë vullnetare. Përveç kësaj, aplikantët duhet të jenë në gjendje të mbështesin veten dhe familjen e tyre dhe të demonstrojnë aftësi të avancuara të gjuhës gjermane. Kurse për marrjen e nënshtetësisë pas pesë vitesh, zbatohen kërkesa më të ulëta, siç psh tek aftësitë gjuhësore. Megjithatë, shpenzimet e jetesës duhet të jenë të mbuluara dhe të qëndrueshme financiarisht.

Qëndrimet për heqjen e marrjes së përshpejtuar të nështetësisë janë të ndryshme. Kryetari i Këshillit Gjerman të Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e konsideron këtë veprim të arsyeshëm sepse me këtë korrigjohet përshtypja, se qasja në shtetësinë gjermane është shumë e lehtë. Kurse studiuesi i migracionit Herbert Brücker i Institutit për Kërkime të Punësimit ka paralajmëruar se ky ndryshim do të zvogëlonte nxitjen për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani./DW 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme