Bota 30 August 2025, 21:16 Nga VNA

Kryeministri britanik Stramer paralajmëron emigrantët: Do ju kthejmë mbrapsht!

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri britanik Stramer paralajmëron emigrantët: Do ju

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit Anglez, duke u zotuar se nuk do të tolerojë më hyrjet e paligjshme.

Në një postim në platformën “X” (ish-Twitter), Starmer theksoi se çdo person që tenton të hyjë në Britani në këtë mënyrë do të ndalohet dhe do të kthehet mbrapsht.

“Jam i qartë: Ne nuk do të shpërblejmë hyrjen e paligjshme. Nëse kaloni Kanalin në mënyrë të paligjshme, do të ndaloheni dhe do të ktheheni mbrapsht,” shkroi ai.

Kjo deklaratë vjen në një moment kritik, teksa numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin me gomone ka shënuar nivele rekord. Presioni publik dhe politik ndaj qeverisë për të ndaluar përdorimin e hoteleve si strehë për azilkërkuesit po rritet gjithashtu.

Sipas raportimeve të Sky News, protesta të vogla janë shfaqur jashtë disa hoteleve në zona të ndryshme të vendit, si shenjë pakënaqësie ndaj strehimit të emigrantëve në këto struktura.

Starmer ka theksuar se qeveria e tij është e vendosur t’i japë fund kësaj praktike dhe të ndalojë përdorimin e rrugëve ilegale për të hyrë në Britani, duke premtuar masa të ashpra për të frenuar fluksin e emigrantëve të parregullt.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme