Bota 20 March 2026, 13:41 Nga VNA

Kryeministri australian largohet mes tensioneve nga xhamia në Sidnej gjatë Bajramit

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri australian largohet mes tensioneve nga xhamia në Sidnej

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, u detyrua të largohej më herët nga një vizitë në një xhami në Sidnej, pasi situata u tensionua dhe disa pjesëmarrës nisën ta ofendonin dhe të bërtisnin kundër tij.

Albanese, së bashku me Ministrin e Brendshëm Tony Burke, ndodheshin në xhaminë Lakemba, një nga më të mëdhatë në Australi, ku kishin shkuar me ftesë të liderëve të komunitetit për të marrë pjesë në namazin e Fitër Bajrami.

Gjatë aktivitetit, disa persona i akuzuan zyrtarët si “mbështetës të gjenocidit”, duke thirrur “boo” dhe “largohuni nga këtu”. Në të njëjtën kohë, një prej liderëve të xhamisë kërkoi në fjalën e tij që qeveria të angazhohej më shumë me komunitetin mysliman në vend.

Ngjarja vjen në një klimë pakënaqësie brenda komunitetit mysliman në Australi, lidhur me reagimin e qeverisë ndaj konfliktit Izrael-Gaza dhe rritjes së islamofobisë.

Pas përfundimit të fjalimit, kryeministri u largua mes turmës, ndërsa më pas Shoqata Myslimane Libaneze, që administron xhaminë, deklaroi se ai ishte i mirëpritur dhe se dyert e institucionit do të mbeten të hapura.

“E kuptojmë se emocionet janë të forta, veçanërisht për shkak të vuajtjeve në Gaza dhe shkatërrimit në Liban,” thuhej në reagim.

Nga ana e tij, Albanese u shpreh se shumica e mbi 30 mijë pjesëmarrësve e pritën pozitivisht, duke sugjeruar se incidenti mund të lidhet edhe me vendimet e fundit të qeverisë për ndalimin e organizatave ekstremiste si Hizb ut-Tahrir.

Kjo nuk është hera e parë që politikanët përballen me reagime të përziera gjatë festave fetare, ndërsa kritikët theksojnë se evente të tilla nuk duhet të përfshihen në debate politike.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme